E akuzoi se “i përdori” lotët e nënës në kohë fushate, Haradinaj ka dy fjalë për burrin e Albulena Haxhiut

E akuzoi se “i përdori” lotët e nënës në kohë fushate, Haradinaj ka dy fjalë për burrin e Albulena Haxhiut

Akuzat se përdori lotët e nënës në kohë fushate duket se e kanë prekur fort.

Bëhet fjalë për liderin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.Ai nuk ka lënë pa i reaguar akuzave nga Alban Krasniqi, bashkëshorti i Albulena Haxhiut

Ky i fundit e kishte akuzuar se Haradinaj po keqpërdorë lotët e nënës së tij në kohë fushate.

Haradinaj u shpreh se nuk e ka humbur besimin asnjëherë dhe se nuk është dorëzuar as në ditë më të rënda me bashkëluftëtarë.

“Ditët e mira do të agojnë. Kurrë se kam humbë besimin, e nuk jam dorëzu edhe në ditët më të rënda me bashkëluftëtarët. Na kanë dhënë zemër, forcë e besim, familjet e tyre, populli që ishte me ne, kudo në frontet e luftës dikur. Na inkurajonin miqtë ndërkombëtarë, edhe në temat më të vështira kur po i krijonim themelet e shtetit të Kosovës”, tha ai, transmeton Sinjali.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook, tha se nuk zbrapsen, anipse siç u shpreh, ofendojnë e shpikin propagandë me synimin për të shkatërruar gjithçka në kujtesë.

“Nuk e humbim kurrë besimin, sepse të sinqertë e kemi angazhimin. Nuk zbrapsemi, anipse ofendojnë e shpikin propagandë me synim me shkatërru gjithçka në kujtesë. Ne luftuam për lirinë e fjalës, që operon në kritikë, këshillë e protestë. Mirëpo e keqperdorën deri në ekstrem rrugëtimin për një pushtet i cili po i dalldisë deri në çmenduri”.

“Por, ne do ta rrënojmë këtë shembull të keq. Me rrugën e demokracisë, me votën e popullit e cila e rikthen besimin tek zhvillimi. Do të bëhemi krah njëri tjetrit.Do t’ia kthejmë Kosovës miqtë. Do ta rikthejmë shpresën për zhvillim”, ka shkruar Haradinaj.

Related Articles