Kurti për Listën Serbe: Është parti, s’mund ta shpallim organizatë terroriste ne si Qeveri

Kurti për Listën Serbe: Është parti, s’mund ta shpallim organizatë terroriste ne si Qeveri

Kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti, në emisionin ‘Politiko’ në Kanal 10, ka shprehur qëndrimin e tij për Listën Serbe. Ai ka thënë se nuk mund ta shpall organizatë terroriste Listën Serbe qeveria, por që është punë për gjykatën dhe prokurorinë.

“Lista Serbe është parti politike. Ne i kemi shpallur dy organizata terroriste, por ndërkombëtarët nuk i shpallën. Ata nuk i shpallin, dhe unë besoj se ne e kemi mirë. Qeveria nuk ka të drejt t’a shpall një parti politike Organizatë Terroriste. Për dy organizatat e tjera ne kishim organogram se kanë anëtarë terrorist. Por me Listën Serbe, nuk mundemi sepse Prokuroria dhe Gjykata duhet të sjell drejtësi”, tha Kurti.

Related Articles