Albin Kurti: Nuk dyshoj tek asnjë për kontratat njëburimore e nuk ka as shkelje ligjore

Albin Kurti: Nuk dyshoj tek asnjë për kontratat njëburimore e nuk ka as shkelje ligjore

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti në “Politiko” komentoi kontratat njëburimore, të cilat  janë shfaqur herë pas here duke akuzuar qeverinë e tij dhe ministra të caktuar, të cilat kanë qenë shumë të shpeshta në media e të përfolura nga analistë e politikanë të ndryshëm. 

Kurti tha se kanë bërë më të mirën e mundshme dhe se nuk ka pasur ndonjë shkelje ligjore. Ai tha se ka pasur kontrata njëburimore në aspektin relativ, por që duke u krahasuar me qeveritë e kaluara, qeveria e tij ka pasur më së paku kontrata të tilla.

“Ne kemi bërë më të miren që kemi mundur dhe kemi ditur. Nuk kemi bërë asnjë shkelje ligjore dhe kontrata njëburimore ka pasur në aspektin relativ sepse ndoshta me ndonje qeveri kemi qëndruar, krahasuar më gjatë në pushtet, më shumë më herët sesa tani. Nuk ka asnjë shkelje ligjore”, shtoi tutje Kurti./

Related Articles