Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK), Gjykatëse Ekaterina Trendafilova, vendosi më 11 dhjetor 2025 se dënimi i Haxhi Shalës nuk do të ulet apo të modifikohet pas vuajtjes së dy të tretave të dënimit të tij, raporton Gazeta Enigma.
Sipas njoftimit për të marrë këtë vendim, Kryetarja u konsultua me gjykatësit e paneleve që kanë shqiptuar dënimin, siç parashihet në nenin 51(2) të Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar (“Ligji”) dhe mori parasysh faktorët e përcaktuar në rregullën 196(3) të Rregullores së Procedurës dhe të Provave.
Kryetarja vuri në dukje konkretisht se z. Shala nuk kishte shprehur keqardhje dhe deklaroi se do ta shqyrtonte modifikimin e mundshëm të dënimit të z. Shala pas dy muajsh.
Procedurat lidhur me uljen, modifikimin apo ndryshimin e dënimeve, siç parashihet në nenin 51(2) të Ligjit, janë procedura individuale. Kur një person i dënuar i ka vuajtur dy të tretat e dënimit, ai i plotëson kriteret për shqyrtimin e uljes, modifikimit apo ndryshimit të dënimit, por nuk ka të drejtë që dënimi t’i ulet, modifikohet apo ndryshohet. / Gazeta Enigma.
