Veliaj-gjykatës: Masat ndaj meje janë trajtim poshtërues

Veliaj-gjykatës: Masat ndaj meje janë trajtim poshtërues

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka kërkuar revokimin e vendimit të ndërmjetëm të Gjykatës së Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila ka refuzuar disa kërkesa të bëra nga mbrojtja e tij gjatë procesit gjyqësor.

Në kërkesën e siguruar nga Top Channel, Veliaj thotë se vendimi i gjykatës ka shkelur të drejtat e tij kushtetuese dhe ligjore për një proces të drejtë, duke theksuar se nuk është informuar në mënyrë të plotë dhe efektive për akuzat kundër tij.

Ai kërkon heqjen e masës së vendosjes në kafaz, që sipas tij është një trajtim poshtërues dhe paragjykues.

Veliaj kërkon vënien në dispozicion të të gjitha akteve të dosjes në një formë të lexueshme dhe të aksesueshme, për t’i mundësuar atij përgatitjen e mbrojtjes, si dhe shtyrjen e procedurës derisa këto të drejta elementare të sigurohen plotësisht.

Related Articles