Aksident trafiku në Tiranë, humb jetën një person

Aksident trafiku në Tiranë, humb jetën një person

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Tiranë, ku një person ka humbur jetën, raporton Gazeta “Enigma”.

Sipas policisë, një makinë është përplasur me një motor dhe për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i motorit.

“Në rrugën e Prushit, automjeti me drejtues shtetasin F. Gj, rreth 23 vjeç është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin B. T, rreth 40 vjeç. Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit si dhe është dëmtuar pasagjeria në motomjet shtetasja A. Gj, rreth 22 vjeçe, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Related Articles