Momenti kur një person ia heq armën nga dora sulmuesit në plazhin Bondi të Australisë

Momenti kur një person ia heq armën nga dora sulmuesit në plazhin Bondi të Australisë

Një video ku një person ia heq armën nga dora njërit nga ekzekutuesit e sulmit terrorist në Australi, është bërë virale.

Kryeministri i Uellsit të Ri Jugor tha se pamjet ishin “skena më e pabesueshme që kam parë ndonjëherë”.

Pamjet që qarkullojnë në mediat sociale tregojnë një burrë, të identifikuar nga mediat lokale si pronar i një dyqani frutash 43-vjeçar, duke ia marrë pushkën me duar përpara se t’ia drejtojë armën burrit.

Chris Minns, kryeministri i shtetit të Uellsit të Ri Jugor, ku ndodhet Sydney, e quajti kalimtarin “një hero të vërtetë” dhe tha se videoja ishte “skena më e pabesueshme që kam parë ndonjëherë”.

“Ka shumë, shumë njerëz gjallë sonte si rezultat i trimërisë së tij”, shtoi Minns.

11 të vdekur janë konfirmur deri më tani nga sulmi që është cilësuar si terrorist nga autoritetet australiane.

Target i sulmit ishin komuniteti hebre, të cilët po festonin në plazhin Bondi.

Related Articles