Osmani: Mujë Krasniqi dhe shokët e tij zgjodhën nderin mbi frikën, atdheun mbi jetën

Osmani: Mujë Krasniqi dhe shokët e tij zgjodhën nderin mbi frikën, atdheun mbi jetën

E para e vendit, Vjosa Osmani, ka shkruar në përvjetorin e 27-të të rënies heroike të Mujë Krasniqit dhe të 41 bashkëluftëtarëve të tij të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke thënë se “përkulemi me nderimin më të lartë para sakrificës që u bë themel i lirisë sonë”.

Ata ranë për t’u  ngritur në përjetësi, duke u shndërruar në kushtrim të lirisë.

Mujë Krasniqi dhe shokët e tij zgjodhën nderin mbi frikën, atdheun mbi jetën.

Gjakut të tyre i detyrohemi ne dhe flamuri i Republikës së Kosovës, i cili sot valon i lirë.

Lavdi e përjetshme Mujë Krasniqit dhe 41 dëshmorëve të UÇK-së!”, tha Osmani në një shkrim të publikuar nga Presidenca.

Related Articles