Kryetari i LDK-së dhe kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka zhvilluar sot një takim me mërgatën kosovare në Zvicër.
Ai ndau disa fotografi nga takimi në llogarinë e tij në Facebook, ku shihet një numër i madh njerëzish që u mblodhën për ta takuar.
“Të fala nga Mërgata e Lidhjes. Zvicër, Grenchen, ju faleminderit”, ka shkruar Abdixhiku.
