Policia kërkon ndihmë për kapjen e dilerit të drogës

Policia kërkon ndihmë për kapjen e dilerit të drogës

Policia po kërkon ndihmë për identifikimin e vendndodhjes së personit të dyshuar, Hajder Mukajt.

Ai dyshohet për veprat penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”.

“Pas publikimit të fotografive të personit të dyshuar, duke iu falënderuar bashkëpunimit me qytetarë është identifikuar personi i dyshuar  Hajder (Petref)  MUKAJ dhe përmes këtij publikimi kërkohet bashkëpunim nga qytetarët në ofrimin e informatave të cilat do të ndihmonin në identifikimin e lokacionit të personit të dyshuar i cili shihet në fotografi”, thuhet në njoftimin e policisë.

Related Articles