“Hidrodrini” nesër mban grevë njëorëshe

“Hidrodrini” nesër mban grevë njëorëshe

Shoqata Sindikale e Punëtorëve të KRU “Hidrodrini” ka njoftuar se nesër do të mbajnë grevë njëorëshe, nga ora 09:00 deri në 10:00.

Në njoftim thuhet se vendimi vjen si rezultat i mungesës së përgjigjeve zyrtare ndaj kërkesave të punëtorëve, pavarësisht siç thuhet, shkresave dhe negociatave të zhvilluara me menaxhmentin e kompanisë dhe institucionet përgjegjëse.

Kërkesat kryesore të punëtorëve janë:

“Rritje lineare e pagave në shumë prej 110 euro për të gjithë punonjësit;

Barazimi i shujtës së mëngjesit me ndërmarrjet tjera të sektorit në vlerë 5 euro;

Pagesa e pagës së 13-të për të gjithë punonjësit e KRU “HIDRODRINI”, thuhet në njoftim.

Tutje, aty thuhet se nëse pas grevës paralajmëruese nuk ndërmerren hapa konkretë për adresimin e këtyre kërkesave, Këshilli i Grevës do të përshkallëzojë veprimet sindikale deri në grevë të përgjithshme.

“Shoqata Sindikale mbetet e hapur për dialog, por e vendosur në mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve”.

Related Articles