Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu, në një deklaratë opër media ka folur fjalë të mëdha për ish-presidentin Hashim Thaçi, i cili për më shumë se pesë vjet po mbahet në paraburgim në Gjykatën Speciale t Hagës, raporton Gazeta “Enigma”.
‘Kamishi’ tha se Thaçi është njeri i madh e që i ka dhënë shumë Kosovës, duke e quajtur edhe at themeltar të Republikës.
“Kam qenë prezent kur është votuar [president] njeriu më i madh, Hashim Thaçi, njeriu që ka dhënë shumë për Kosovën, ati themeltar i Republikës së Kosovës”, tha ai në “DPT te Fidani”.
Tutje Haxhiu theksoi se emri i Thaçit do të shkruhet në librat e historisë.
