Detaje të reja janë zbardhur nga sherri mes nxënësve të nje shkolle fillore në Sarandë.
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, 13-vjeçari, S. G., dhe 15-vjeçari R. H. (i lënduari) janë përleshur në ambientet e brendshme të shkollës në oborrin e një shkolle jopublike.
Fillimisht sherri ka nisur me fjalë ‘pse të kalosh ti i pari dhe jo unë’.
Pas kësaj 13-vjeçari ka nxjerrë thikë dhe ka qëlluar 15-vjeçarin në pjesën e qafës.
