AUV heq ndalesën e importit për kafshët e gjalla dhe shpezët nga Shqipëria

AUV heq ndalesën e importit për kafshët e gjalla dhe shpezët nga Shqipëria

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka hequr ndalesën e importit nga Republika e Shqipërisë për kafshët e gjalla dhe shpezët.

Kështu bëhet e ditur në njoftimin për media të AUV-it.

“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë njofton opinionin publik se, bazuar në raportet zyrtare të ADIS dhe WOAH, në territorin e Republikës së Shqipërisë nuk janë më të pranishme sëmundjet PPR – Mortaja e dhenve dhe dhive, si dhe Avian Influenza (Gripi i Shpezëve), serotip me patogjenitet të lartë HPAI–H5N1.

Në bazë të Ligjit për Veterinarinë Nr. 2004/21, është marrë vendim për heqjen e ndalesës së importit dhe lejohet importi i kafshëve të gjalla, dele dhe dhi dhe produkteve të tyre, si dhe i shpezëve të gjalla dhe produkteve të shpezëve, që vijnë nga Republika e Shqipërisë.

Vendimi hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në njoftim. 

Related Articles