Të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell, përderisa mjegulla dhe vranësirat e ulëta pritet të jenë prezente nëpër lugina dhe ultësira, të cilat pritet të tërhiqen gjatë ditës, veçanërisht në Rrafshin e Kosovës.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, me shpejtësi prej 4-18 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej -2 deri në 2°C, ndërsa ato maksimale prej 3 deri në 8°C. /MeteoKosova
