Çitaku për Specialen: Gjykatë e turpshme, kjo s’është drejtësi e njerëzi

Çitaku për Specialen: Gjykatë e turpshme, kjo s’është drejtësi e njerëzi

Vlora Çitaku nga Partia Demokratike e Kosovës, të ejten ka reaguar lidhur me vdekjen e babait të Salih Mustafës, Calit, duke kritikuar Gjykatën Speciale, pasi siç është raportuar, kjo e fundit s’ia ka lejuar Calit që të vizitojë babën e tij sa ishte në gjendje të rëndë shëndetësore, raporton Gazeta Enigma.

“Kjo nuk është drejtësi”, tha Çitaku.

“Baba i Calit ndërroi jetë pa pasur mundësinë që, për herë të fundit, t’ia shtrëngojë dorën të birit. Pa pasur mundësinë ta përqafojë, të çmallet, qoftë edhe për pak çaste, para se të largohej nga kjo botë”, shtoi ajo.

Calit iu mohua takimi i fundit me të atin.

“Gjykatë e turpshme”.

Related Articles