Ismaili: Votoni PDK dhe Bedri Hamzën për fatura të përballueshme të energjisë elektrike

Ismaili: Votoni PDK dhe Bedri Hamzën për fatura të përballueshme të energjisë elektrike

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Uran Ismaili, të premten në një takim të mbajtur një takim me qytetarët e Kodrës së Trimave, Arbërisë dhe Tophanës, ka prezantuar pikat kryesore të programit të PDK-së për zhvillim ekonomik dhe mirëqenie.

Në fjalën e tij, Ismaili theksoi rëndësinë e zgjedhjeve të 28 dhjetorit, duke i cilësuar ato si një moment vendimtar për drejtimin e ardhshëm të Kosovës. “28 dhjetori është një datë ku e kemi mundësinë të kemi një kahje të re dhe një shtytje përpara për Kosovën”, tha Ismaili.

Sipas Ismailit, PDK ka zgjedhur sloganin “Bashkë”, si reflektim i nevojës për unitet dhe bashkëpunim. “Nuk është rastësi që kemi dalë me sloganin ‘Bashkë’. Kosova ka nevojë për bashkim dhe për angazhim të përbashkët për të ecur përpara”, theksoi ai.

Duke folur për programin qeverisës të kandidatit për kryeministër Bedri Hamza, Ismaili u shpreh i bindur se ky program do të sjellë përmirësim konkret në jetën e çdo familjeje.“Nuk ka familje që nuk do të jetojë më mirë me qeverinë e Bedri Hamzës”, tha Ismaili.

Ai shtoi se programi i PDK-së parasheh masa konkrete për uljen e kostos së jetesës, përfshirë fatura më të përballueshme të energjisë elektrike, ulje të tatimit në paga për sektorin publik dhe privat, si dhe politika që synojnë rritjen e mirëqenies për të gjithë qytetarët.

Related Articles