Vetura godet për vdekje 64-vjeçaren në Librazhd

Vetura godet për vdekje 64-vjeçaren në Librazhd

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mesditën e sotme në aksin rrugor “Qafë Thanë–Librazhd”.

Policia ka vënë në pranga drejtuesin e automjetit, një 31-vjeçar, i cili dyshohet se ka përplasur një këmbësore 64-vjeçare.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30, kur automjeti që drejtohej nga i riu ka goditur shtetasen, e cila për shkak të plagëve të marra ka ndërruar jetë në vend.

31-vjeçari akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë, e cila do të vijojë me veprimet e mëtejshme ligjore, raporton Euronews.

Related Articles