Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar Albin Kurtin për fitoren e djeshme në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, raporton Gazeta Enigma.
Ai thotë se beson që kjo votë të shndërrrohet në përgjegjësi institucionale.
“Urime Kosovë! Urime Albin Kurti! Qytetarët e Kosovës shprehën vullnetin e tyre demokratik për institucione të reja që do të qeverisin vendin. Uroj dhe besoj që kjo votë të shndërrohet në përgjegjësi institucionale, për t’i dhënë Kosovës dhe qytetarëve të saj një të ardhme të begatë, të drejtë dhe evropiane”. / Gazeta Enigma.
