Presidentja u dërgon dhurata fëmijëve në repartin e hemato-onkologjisë

Presidentja u dërgon dhurata fëmijëve në repartin e hemato-onkologjisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në ditën e fundit të këtij viti, ka vizituar fëmijët në repartin e hemato-onkologjisë në Klinikën e Pediatrisë.

Ajo ka ndarë disa fotografi nga kjo vizitë në profilin e saj në Facebook, ku tha se brenda kësaj hapësire koha ecën më ngadalë, por shpresa rreh më fort.

“Në prag të Vitit të Ri, ata na kujtuan se shpresa nuk shuhet kurrë dhe se dashuria është forca më e madhe shëruese. Falënderim i veçantë për stafin e mrekullueshëm të klinikës, të cilët bëjnë punë të jashtëzakonshme”, ka shkruar e para e vendit.

Presidentja uroi që viti që vjen të sjellë shëndet, shërim, gëzim dhe mrekulli të vogla e të mëdha për këta fëmijë dhe për familjet e tyre.

Related Articles