Reagon Hamza pas lajmit për vdekjen e Dacit: Është një humbje e madhe për Kosovën

Reagon Hamza pas lajmit për vdekjen e Dacit: Është një humbje e madhe për Kosovën

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka reaguar pas lajmit për vdekjen e akademikut Nexhat Daci, raporton Gazeta “Enigma”.

Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, Hamza tha se ndarja nga jeta e Nexhat Dacit është një humbje e madhe për Kosovën.

“Lajm i hidhur në ditën e parë të vitit 2026. Ndarja nga jeta e Nexhat Dacit është një humbje e madhe për Kosovën. Ai ishte institucionalist dhe akademik i përkushtuar, që kontribuoi shumë në jetën publike, duke besuar në rendin kushtetues, dialogun institucional dhe dijen si udhërrëfyes të shoqërisë”, ka shkruar Hamza.

Tutje ai ka theksuar se “trashëgimia e akademik Nexhat Dacit është pjesë e pandashme e themeleve të shtetndërtimit të Kosovës”.

“Ngushëllime të sinqerta familjes Daci, miqve dhe të gjithë bashkëpunëtorëve të tij”, ka përfunduar Hamza. /Gazeta Enigma/

Related Articles