Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ish-kryeparlamentarit Nexhat Daci, raporton Gazeta “Enigma”.
Jahjaga përmes një postimi në profilin e saj në Facebook tha se kontributi i tij për institucionet dhe jetën publike në Kosovë do të kujtohet përherë.
“Lajm i hidhur vdekja e ish-Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, z. Nexhat Daci. Kontributi i tij për institucionet dhe jetën publike në Kosovë do të kujtohet përherë”.
“Në këto momente të rënda, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij. I lehtë i qoftë dheu i Kosovës”, ka shkruar Jahjaga. /Gazeta Enigma/
