Në faqen e KQZ-së tashmë janë proceduar afër 95 % e kutive të votimit dhe në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës vazhdon gara mes kandidatëve për mandatin e 15.
Ky vend në listë aktualisht po prinë kandidati për deputet, Ermal Sadiku, i cili ka 14 mijë e 813 vota.
Sadiku është duke u ndjekur nga pas nga Arben Gashi i cili deri tani ka marrë 14 mijë e 280 vota, apo 533 vota më pak.

