Prishtinë: Shtetasi i Kolumbisë sulmon me thikë dy gra

Prishtinë: Shtetasi i Kolumbisë sulmon me thikë dy gra

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të Kolumbisë, nën dyshimin se i njëjti ka sulmuar me thikë dy gra në Prishtinë.

Bazuar në njoftimin e policisë, rasti ka ndodhur të enjten në orët e hershme të mëngjesit,

Njësitet policore te i njëjti kanë gjetur dhe konfiskuar thikën dhe 2.4 gramë substancë të dyshuar narkotike. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. 

“Është arrestuar i dyshuari shtetas i Kolumbisë, nën dyshimin se i njëjti ka sulmuar fizikisht me një mjet të mprehtë dy viktimat femra kosovare. Njësitet policore te i njëjti kanë gjetur dhe konfiskuar mjetin-thikën dhe 2.4 gramë substancë të dyshuar narkotike. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim. 

Related Articles