Lëvizja Vetëvendosje, përmes një postimi në rrjetet sociale, deklaroi se është subjekti më i votuar në historinë e Kosovës, duke u bazuar në rezultatet e përmbledhura të KQZ-së.
Pos tjerash, VV falënderoi të gjithë qytetarët që ua besuan votën,
“486,994 vota – 51.11% të vullnetit qytetar. Faleminderit të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës që nuk lëshuan pe dhe votuan për siguri dhe begati”.
“Faleminderit secilit për mbështetjen e jashtëzakonshme dhe për fitoren tonë të fuqishme në zgjedhjet e 28 dhjetorit!”, thuhet në njoftim.
