Një aksident ka ndodhur sot mes trenit dhe një veture në fshatin Grabovc i Poshtëm i Obiliqit.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila njoftoi se tre persona janë lënduar si pasojë e këtij aksidenti.
“Rreth orës 13:50 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në fshatin Grabovc i Poshtëm. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një tren dhe një automjet. Si pasojë e aksidentit, tre persona janë lënduar . Me rastin po merret Njësiti i Trafikut Rajonal”, thuhet në konfirmim.
