Përroi del nga shtrati në Gjirokastër, izolohen 25 familje

Përroi del nga shtrati në Gjirokastër, izolohen 25 familje

25 familje në Kordhocë të Gjirokastrës janë izoluar, pas daljes nga shtrati të përroit të Bezos, i cili  ka shkatërruar rrugën dhe ka bllokuar familjet. Kordhoca është lagjja më e madhe e fshatit Lazarat.

A2 CNN raporton se në rrezik mbetet edhe kabina elektrike që furnizon zonën.

Edhe pse banorët kanë kërkuar ndihmën e administratorit askush nuk ka shkuar për të parë situatën në vend,

Ujërat e përroit kanë shkatërruar dy prita dhe kanë vërshuar në aksin nacional Gjirokastër-Kakavijë.

Related Articles