Edhe sot në Kosovë si pasojë e reshjeve të vazhdueshme të shiut shumë komuna dhe fshatra janë duke pasur probleme me vërshime.
Një gjendje jashtëzakonisht e rëndë po paraqitet në fshatin Livoq i Epërm të Gjilanit, ku vërshimet kanë kapluar rrugën kryesore si aks i cili shfrytëzohet edhe për qarkullim me vetura.
Siç mund ta shikoni në foton më poshtë, i gjithë fshati është vërshuar, duke ua vështirësuar jetën banorëve.
