Del nga shtrati lumi Toplluha në Suharekë

Del nga shtrati lumi Toplluha në Suharekë

Si pasojë e vërshimeve të shkaktuara nga reshjet e shumta të shiut, lumi Toplluha ka dalë nga shtrati i tij i rrjedhjes, duke shkaktuar përmbytje në zonat përreth.

Mediat online raportojnë se uji ka përfshirë toka bujqësore, me theks të veçantë ato në fshatin Nepërbisht të Suharekës.

Deri më tani nuk raportohet për të lënduar apo dëme në njerëz.

Më poshtë pamje nga vendi i ngjarjes:

Related Articles