Edukatorja e një kopshti në Pejë sulmohet me mjet të fortë nga nxënësi

Edukatorja e një kopshti në Pejë sulmohet me mjet të fortë nga nxënësi

Një rast i rëndë ka ndodhur sot në Pejë, ku një nxënës ka goditur edukatoren e tij me një shufër metalike, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Sipas Policisë së Kosovës, rreth orës 10:40, autoritetet janë njoftuar për incidentin që ka ndodhur në një institucion parashkollor në Pejë. Si pasojë e goditjes me mjet të fortë, edukatorja ka pësuar lëndime dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencën e Spitalit të Pejës.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e Policisë së Kosovës, si dhe prokurori i shtetit, për të hetuar rrethanat e incidentit.

“Sot në orën 10:40, Policia është njoftuar se në një kopsht, një nxënës me një shufër metalike e ka goditur edukatoren me mjet të fortë, duke i shkaktuar lëndime. E njëjta është dërguar në emergjencën në Pejë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia dhe Prokurori”, tha Fadil Gashi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës.

Related Articles