Pas Denys Kostyshyn dhe Derrick Bonsu, Klubi Futbollistik Drita ka ndarë rrugët me një tjetër futbollist të huaj.
Fjala është për mesfushorin Salifu Ibrahim, me të cilin edhe zyrtarisht i kanë ndarë rrugët, raporton Gazeta “Enigma.
Përmes një komunikate zyrtare, klubi gjilanas e ka falenderuar futbollistin ganez për kontributin.
“Mbyllim bashkëpunimin me futbollistin tonë, Salifu Ibrahim. Klubi ynë e falënderon Salifu për kontributin gjatë kohës së kaluar te ne dhe i uron shumë suksese në vazhdimin e karrierës së tij”, thuhet në komunikatë.
Drita ende nuk ka lëvizur në afatin kalimtar të janarit, duke qëndruar me boshtin e skuadrës të cilën e ka ndërtuar rishtazi. /Gazeta Enigma/
