Abdixhiku takohet me Sorensenin, jep detaje rreth takimit

Abdixhiku takohet me Sorensenin, jep detaje rreth takimit

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, është takuar edhe me Kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Abdixhiku ka njoftuar për takimin, duke bërë me dije se kanë folur për situatën aktuale politike në vend dhe për proceset ndërkombëtare që e presin Kosovën.

“Theksova rëndësinë e stabilitetit institucional dhe konsolidimit demokratik në vend, si parakushte për funksionimin normal të institucioneve, për besimin e qytetarëve te shteti, për zhvillimin ekonomik, për tërheqjen e investimeve dhe për ruajtjen e kredibilitetit ndërkombëtar të Kosovës”, ka shkruar Abdixhiku.

Në përmbyllje të takimit, Abdixhiku ka thënë se ka shprehur pritjen që Bashkimi Evropian të vazhdojë angazhimin dhe mbështetjen për Kosovën, si në proceset e përgjithshme politike, ashtu edhe në rrugëtimin e saj drejt integrimit evropian dhe forcimit të perspektivës euroatlantike të vendit.

Paraprakisht, Sorensen është takuar me kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, Presidenten Vjosa Osmani dhe kreun e PDK-së, Bedri Hamza.

Related Articles