Administrata e Trumpit njoftoi të enjten për sanksione të reja ndaj individëve dhe entiteteve iraniane, të cilët sipas saj kanë udhëhequr shtypjen e protestuesve dhe janë marrë me pastrimin e të ardhurat nga shitjet e naftës në tregjet e huaja, shkruan CNN.
“Presidenti Trump qëndron pranë popullit të Iranit dhe i ka urdhëruar Thesarit që të vendosë sanksione ndaj anëtarëve të regjimit,” tha sekretari i Thesarit, Scott Bessent, në një mesazh video ku njoftonte masat.
“Liderët e Iranit kanë reaguar brutalisht ndaj demonstratave paqësore me dhunë, nga të shtënat masive në rrugë deri tek sulmet ndaj viktimave të plagosura dhe spitaleve.”
Bessent tha se sanksionet, nga Zyra për Kontrollin e Aseteve të Huaja pranë Departamentit të Thesarit, synojnë 18 individë dhe entitete që regjimi “i përdor për të shmangur sanksionet ndaj naftës iraniane dhe për të zhvendosur të ardhurat nga shitjet e energjisë larg pronarëve të ligjshëm, popullit iranian.” Mes të sanksionuarve është edhe Ali Larijani, kreu i sigurisë kombëtare iraniane.
Ky veprim vjen ndërsa Presidenti Donald Trump po shqyrton mundësinë e një veprimi ushtarak ndaj Iranit dhe ka premtuar protestuesve se do të ketë ndihmë. Trump kishte njoftuar më parë një tarifë 25% ndaj vendeve që bëjnë biznes me Iranin. Megjithatë, duke dukur se po moderon qëndrimin agresiv të ditëve të fundit, Trump tha të mërkurën se i ishte thënë se vrasjet në Iran do të ndalojnë.
