Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e ka pritur sot në takim të Ngarkuarën me Punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Anu Prattipati.
Diplomatja amerikane, ia përcolli shefes së shtetit, urimin për Vitin e Ri për presidentit të ShBA-së Donald Trump.
Gjatë këtij takimi u diskutua për mbarëvajtjen e zgjedhjeve parlamentare dhe përmbushjen e standardeve më të larta demokratike, çka u vlerësua lart nga të dyja palët.
“Duke vënë theksin në rëndësinë e konstituimit sa më të shpejtë të institucioneve, u ritheksua nevoja që ky proces të zhvillohet në përputhje të plotë me kushtetutën”, thuhet në njoftimin e Presidencës
Osmani dhe diplomatja amerikane, shkëmbyen gjithashtu pikëpamje për një sërë çështjesh të rëndësishme në rrafshin e bashkëpunimit bilateral.
Shefja e shtetit të Kosovës, theksoi përkushtimin e palëkundur të Kosovës për të ecur përpara krah për krah me Shtetet e Bashkuara, në frymën e besimit të ndërsjellë, vlerave të përbashkëta dhe bashkërendimit të ngushtë në proces strategjike.
