Shtatë producentë nga Los Angeles do të vizitojnë Kosovën për të shqyrtuar Ballkanin si rajon potencial për xhirimet e projekteve të tyre të ardhshme filmike.
Qëllimi i kësaj vizite është njohja nga afër me kapacitetet dhe potencialin që ofron Kosova për prodhime ndërkombëtare në industrinë e filmit.
Në kuadër të vizitës do të organizohet edhe një takim rrjetëzimi, me synim krijimin e kontakteve dhe bashkëpunimeve mes producentëve ndërkombëtarë dhe atyre vendorë, raporton kultplus.com.
Ngjarja do të mbahet sot në “Kino Armata” në Prishtinë, duke filluar nga ora 17:00.
