Arrestohet i kërkuari për vrasje në tentativë në Ferizaj

Arrestohet i kërkuari për vrasje në tentativë në Ferizaj

Një patrullë e policisë në Ferizaj, gjatë patrullimit në magjistralen Ferizaj–Prishtinë, në fshatin Prelez i Jerlive, duke iu përgjigjur një informate për një mosmarrëveshje, ka vërejtur një person të dyshuar i cili ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes.

Pavarësisht urdhrave verbal për t’u ndalur, i dyshuari ka vazhduar ikjen në këmbë drejt fushave përreth.

Pas një ndjekjeje rreth dy kilometra, zyrtarët policorë kanë arritur ta ndalojnë dhe ta arrestojnë atë.

Gjatë kontrollit trupor, te i dyshuari janë gjetur dhe sekuestruar një thikë me këllëf dhe një shufër metalike,

Personi i dyshuar, A.I., 27 vjeç, është shoqëruar në stacion policor.

Nga verifikimi i dokumentacionit, është konstatuar se ndaj tij ekzistonte një urdhëresë aktive e Gjykatës Themelore në Ferizaj, si person i kërkuar për veprën penale “Vrasje në tentativë”, për të cilën ishte dënuar me tre (3) vite e gjashtë (6) muaj burgim.

Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit dhe, me autorizimin e tij, i dyshuari është intervistuar për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”. Pas përfundimit të procedurave të nevojshme, ai është dërguar në vuajtje të dënimit.

Related Articles