Call Center-i ndërronte zyrat për të shmangur gjurmimin, 10 të arrestuar

Call Center-i ndërronte zyrat për të shmangur gjurmimin, 10 të arrestuar

Një operacion blic i SPAK-ut, në bashkëpunim me BKH-në dhe Policinë e Shtetit në Shqipëri, u zhvillua mbrëmjen e së premtes për të goditur një bazë të një call center-i në zonën e “Myslym Shyrit” në Tiranë, që dyshohet se operonte në fushën e mashtrimit në një shtet tjetër.

Operacioni u realizua në koordinim me partnerët ndërkombëtarë. Mësohet se BKH bastisi 6 ambiente, pasi call center lëvizte vendndodhjen për të shmangur gjetjen dhe gjurmimin, raporton Euronews.al

Si rezultat i operacionit u vunë në pranga 10 persona dhe u shpallën në kërkim 2 drejtuesi e call centerit.

Related Articles