Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e ka kritikuar ashpër Ajatollah Ali Khamenein e Iranit në një intervistë me Politico.
Khamnei e quajti Trumpin kriminel, dhe Trump u përgjigj duke thënë se është koha për një lidership të ri në Iran.
Trump tha se udhëheqësit e Teheranit mbështeten në shtypje dhe dhunë për të sunduar.
“Ajo për të cilën ai është fajtor, si udhëheqës i vendit, është shkatërrimi total i vendit dhe përdorimi i dhunës në nivele të papara më parë”, theksoi Trump.
Ai tha se Ajatollahi është përgjegjës për qindra vdekje në Iran.
“Udhëheqja duhet të përqendrohet në drejtimin e vendit të tyre siç duhet, siç po bëj unë me SHBA-në, dhe jo në vrasjen e mijëra njerëzve për të ruajtur kontrollin,” tha ai.
Ai tha se Irani ishte vendi më i keq për të jetuar, dhe e quajti Khamenein një njeri të sëmurë dhe tha se ai duhet të ndalojë së vrari njerëz.
