50-vjeçarja humbi jetën gjatë zjarrit në shtëpi

50-vjeçarja humbi jetën gjatë zjarrit në shtëpi

Një grua e moshës 50 vjeçare ka vdekur mbrëmë si pasojë e zjarrit që ka kapluar një shtëpi.

Ngjarja tragjike ka ndodhur në fshatin Goriq të Malishevës, rreth orës 22:30.

Detaje lidhur me rastin ka dhënë zëdhënësja e policisë për rajonin e Gjakovës.

Krasniqi bëri të ditur se njësitë relevante të Policisë së bashku me ekipet e zjarrfikësve, stafin emergjent dhe ekipin e KEDS-it kanë dalë në vend të ngjarjes.

“Si pasojë e zjarrit një person e ka humbur jetën, femër e moshës madhore dhe vdekja është konstatuar në vend të ngjarjes ndërsa trupi i pajetë është dërguar për ekzaminim mjeko-ligjor. Në koordinim me prokurorin e shtetit është iniciuar rasti “Hetim i vdekjes”, hetimet për rastin do të vazhdojnë deri në zbardhjen e plotë të rastit”, deklaroi Krasniqi.

Related Articles