Sllamniku rrezikon 30 ditë paraburgim, dorëzohet kërkesa në Gjykatë

Sllamniku rrezikon 30 ditë paraburgim, dorëzohet kërkesa në Gjykatë

Prokuroria Themelore e Gjilanit, ka dorëzuar kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj Arianit Sllamnikut, i cili dyshohet për dy vepra penale “Ushtrim i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike’ dhe ‘Eksperimente të kundërligjshme mjekësore dhe testime të barnave”.

Kjo u konfirmua nga Prokuroria.

“Referuar kërkesës tuaj për informacion lidhur me rastin e ditës së djeshme, ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Gjilan, sot me datë 21 janar 2026 ka dorëzuar Kërkesën për caktimin e Paraburgimit ndaj të dyshuarit me inicialet A.S, në Gjykatën Themelore në Gjilan”, thuhet në përgjigje.

Shënim: Personi/personat e përmendur në këtë artikull, prezumohen të pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë nga gjykata.

Related Articles