Në fjalimin e tij që po vazhdon ta mbajë para liderëve botërorë në Davos të Zvicrës, presidenti i Amerikan, Donald Trump, tashmë po flet për Grenlandën.
Ai tha se Shtetet e Bashkuara po kërkojnë bisedime të menjëhershme për ta përvetësuar Grenlandën, raporton BBC
Duke e quajtur “vend të gjerë, pothuajse të pabanuar dhe të pazhvilluar, që rri i pambrojtur”, ai tha se Grenlanda ka rëndësi për sigurinë strategjike kombëtare.
