Temperaturat maksimale sot deri në 5 gradë Celsius

Temperaturat maksimale sot deri në 5 gradë Celsius

Këtë të enjte në vendin tonë moti do të jetë i vranët, vende-vende me riga shiu, raporton Gazeta “Enigma”.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në viset e larta parashihen fjolla bore.

IHMK-ja bën të ditur se temperaturat minimale do të lëvizin nga -3 e deri në – 1 gradë Celsius, derisa ato maksimalet e ditës parashihen të jenë nga 3 e deri në 5 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga juglindja me shpejtësi nga 1 e deri në 5 metër për sekond.

Related Articles