Dragash: Gjykata urdhëron ekzaminimin psikiatrik të personit që vrau nënën e tij

Dragash: Gjykata urdhëron ekzaminimin psikiatrik të personit që vrau nënën e tij

I është caktuar një muaj paraburgim 30-vjeçarit, i cili dyshohet se e ka vrarë nënën e tij në Restelicë të Dragashit.

Në njoftimin e gjykatës bëhet e ditur se është urdhëruar ekzaminimi psikiatrik për të dyshuarin.

Ky ekzaminim duhet të kryhet sa më shpejt që të jetë e mundur, por jo më gjatë se afati prej dy javësh nga dita e lëshimit të urdhëresës.

“Pas kryerjes së ekzaminimit, raporti dhe ekspertiza, t’i dorëzohet Prokurorisë Themelore Prizren dhe gjyqtarit të procedurës paraprake”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Related Articles