Ulutash takohet me kryetarin e Mitrovicës së Veriut

Ulutash takohet me kryetarin e Mitrovicës së Veriut

Sot, komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, ka zhvilluar një takim me kryetarin e Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviq.

Bazuar në njoftimin e KFOR-it, në këtë takim u diskutua për situatën e përgjithshme të sigurisë dhe në çështjet që prekin komunat,

Në njoftim thuhet se Ulutash nënvizoi angazhimin e vazhdueshëm të KFOR-it për të ruajtur një ambient të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, në mënyrë të barabartë dhe pa dallim, si në veri ashtu edhe në jug.

Related Articles