Ukraina thotë se sulmet ruse goditën në ‘tryezën e negociatave’

Ukraina thotë se sulmet ruse goditën në ‘tryezën e negociatave’

Ministri i Jashtëm i Ukrainës akuzoi të shtunën presidentin rus, Vladimir Putin, se “me cinizëm” ka urdhëruar një sulm masiv me raketa, ndërsa delegacionet e Ukrainës, Rusisë dhe SHBA-së ndodheshin në Abu Dhabi për bisedime paqeje të ndërmjetësuara nga Uashingtoni.

“Këto sulme barbare një herë e më shumë provojnë se vendi i Putinit nuk është pranë tryezës së paqes, por në bankën e Tribunalit Special,” shkroi ministri i Jashtëm Andrii Sybiha në X (ish-Twitter), raporton theguardian, transmeton Sinjali.

Rusia lançoi valë sulmesh ajrore ndaj dy qyteteve më të mëdha të Ukrainës, Kievit dhe Kharkivit, herët në mëngjes të së shtunës, ku një person humbi jetën dhe të paktën 23 të tjerë u lënduan.

Ai shtoi: “Përpjekjet për paqe? Takimi trepalësh në Emiratet e Bashkuara Arabe? Diplomacia? Për ukrainasit, kjo ishte një tjetër natë terrori rus.”

Forcat ajrore të Ukrainës thanë se Rusia kishte lançuar 375 dronë dhe 21 raketa në këto sulme, të cilat përsëri kishin si objektiv infrastrukturën energjetike, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike dhe ngrohjes për pjesë të mëdha të kryeqytetit.

Related Articles