Molotov e përplasje në protestën e PD-së në Shqipëri, pesë policë transportohen drejt spitalit

Molotov e përplasje në protestën e PD-së në Shqipëri, pesë policë transportohen drejt spitalit

Tensione ka pasur në protestën e Partisë Demokratike përpara Kryeministrisë sot në Shqipëri.

Protestuesit hodhën molotovë dhe fishekzjarrë drejt ndërtesës së Qeverisë, ndërkohë që policia iu kundërpërgjigj me ujë dhe gaz lotsjellës.

Siç raporton Top Channel, pesë efektivë policie janë transportuar drejt spitalit.

Pas kryeministrisë, protesta është zhvendosur nga Kryeministria drejt godinës së Kuvendit.

Përplasjet nuk kanë munguar me policinë, pasi protestuesit kanë tentuar të futen brenda.

Gjatë tensioneve edhe deputetët e PD-së u përplasën me policinë, ndërsa këta të fundit hodhën gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.

Related Articles