Batalioni i Forcave Speciale të Shqipërisë zhvilloi stërvitje dimërore treditore

Batalioni i Forcave Speciale të Shqipërisë zhvilloi stërvitje dimërore treditore

Efektivat e Batalionit të Forcave Speciale të Forcave të Armatosura të Shqipërisë zhvilloi stërvitjen dimërore 72-orëshe “Shigjeta Ilire-26” në kushte ekstreme malore, me dëborë dhe temperatura nën zero.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Gjenerallejtnant Arben Kingji, bëri të ditur se stërvitja ka për qëllim forcimin e aftësive fizike dhe psikologjike të trupave në kushte mbijetese, testimin e armatimit dhe pajisjeve të reja, si dhe rritjen e gatishmërisë dhe qëndrueshmërisë operacionale për veprime në mjedise të vështira.

Stërvitja synon përgatitjen e trupave për përmbushjen e çdo misioni me profesionalizëm të lartë, duke garantuar gatishmërinë maksimale në kushte të paparashikueshme dhe të rrezikshme.

Related Articles