Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në Durrës, ku babai ka goditur me thikë vajzën.
Vajza 24-vjeçare Xh.Ndoi e cila ka mbetur e plagosur është dërguar në spital, teksa nuk dihet gjendja e saj.
Mësohet se babai, 56-vjeçari Mikel Ndoi ka shkuar në një agjenci imobiliare ku punon e bija dhe e ka goditur me thikë. Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se ai ka goditur edhe një person tjetër, punonjës në të njëjtën agjenci.
Policia ndërkohë ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave. 56-vjeçari ndodhet ende në arrati.
“Më datë 26.01.2026, rreth orës 10:03, shtetasi M. N., 56 vjeç, në rrethana ende të paqarta, ka plagosur në rrugë me mjet prerës (thikë) vajzën e tij, shtetasen Xh. N., 24 vjeçe, banuese në lagjen nr. 12, Durrës. I plagosur ka mbetur edhe shtetasi O. M., kalimtar i rastit, i cili ka ndërhyrë në momentin që babai ka plagosur vajzën me mjet prerës (thikë). Të dëmtuarit ndodhen në Spitalin Rajonal Durrës, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit. Ndërkohë, shërbimet e Policisë po vijojnë punën për kapjen e 56-vjeçarit“-njofton policia.
