Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë të hënën se njëra kërkesë zyrtare për nisje të Dialogut Strategjik me Shtetet e Bashkuara lidhet me energjinë, ndërsa tjetra është politike.
“Njëra kërkesë është e lidhur me energjinë, tjetra ka natyrë më politike”, ka thënë Vuçiq më 26 janar për televizionin Blic, me seli në Beograd.
Ai nuk ka dhënë më shumë hollësi për kërkesat.
Presidenti serb i ka përmendur fillimisht kërkesat pesë ditë më parë, pas një takimi që ka zhvilluar me Sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio.
Sipas tij, Serbisë i janë bërë dy kërkesa zyrtare për ta nisur Dialogun Strategjik me SHBA-në.
Prej atëherë, as Beogradi dhe as Uashingtoni nuk janë deklaruar më tepër në këtë drejtim.
Dialogu Strategjik, të cilin Shtetet e Bashkuara e zhvillojnë me disa shtete në botë synon thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe mbulon një mori fushash – nga ekonomia deri te siguria dhe politika e jashtme.
