Vendimi i Komunës së Obiliqit: Personat që ndotin ambientin gjobiten me 200 euro, bizneset 1 mijë euro

Vendimi i Komunës së Obiliqit: Personat që ndotin ambientin gjobiten me 200 euro, bizneset 1 mijë euro

Nga 15 shkurti të gjithë ata që e ndotin ambientin në Obiliq, i pret gjoba.

Personat fizik që ndotin hapësira publike apo zonën para pronës së tyre do të gjobiten me nga 200 euro.

Derisa, çdo biznes apo subjekt afarist që ndot hapësirat publike apo zonën para objektit të tij do të gjobitet me 1 mijë euro.

“Zbatimi i këtij vendimi bëhet nga Inspektorati Komunal”, bëri të ditur kryetari i kësaj komune Halil Thaçi në Facebook.

Related Articles